Gjykata e Ferizajt - Foto: GjThF

Gjykata e Ferizajt anulon të gjitha aktivitetet e saj përveç rasteve urgjente

Gjykata e Ferizajt ka njoftuar qytetarët se i ka anuluar të gjitha aktivitetet e gjykatës dhe seancat gjyqësore përveç rasteve me urgjencë.

Dirsa prej këtyre rasteve mund të jenë  çështjet të paraburgimit, urdhërat mbrojtës, rastet penale të cilat duhet tu vazhdohet apo ndërpritet masa e sigurisë, si dhe rastet e tjera të cilat sipas ligjit duhet të trajtohen me urgjencë.

Këto masa vijnë pas vendimit të Qeverisë së Kosovës që e ka shpallur gjendjen emergjente në vend në lidhje me përhapjen e coronavirusit COVID-19.

Në Kosovë tashmë janë identifikuar 13 të infektuar me këtë virus  që vijnë nga komuna e Malishevës, Vitisë, Klinës dhe Podujevës.

Këto katër komuna janë izoluar.

Coronavirusi tashmë ka prekur më shumë se 168 mijë njerëz në botë dhe mbi 6 mijë e 500 persona kanë vdekur.