Ilustrim

Gjuajtën me armë zjarri - Policia i zbuloi përmes incizimit

Dy persona janë arrestuar nga Policia pasi të njëjtit kanë shtënë me armë zjarri në rrugën “Edit Durham” në Gjakovë.

Policia pasi siguroi videoincizimin ku shihen të dyshuarit duke gjuajtur me armë dhe pas identifikimit të tyre i ka arrestuar ata.

Dy armë, dy karikatorë dhe dy gëzhoja të kalibrit 9mm u konfiskuan nga të dyshuarit.

Prokurori vendosi që pas intervistimit të dyshuarit t’i liroj në procedurë të rregullt.

Rasti është cilësuar si “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.