Ilustrim, Foto: Ilustrim

Gjuajnë me armë në aheng familjar, u konfiskohet edhe një Kallashnikov

 

Janë arrestuar dy persona nga Suhareka nën dyshimin se kanë shtënë me armë në një aheng familjar.

Nga të njëjtit është konfiskuar një pistoletë me gaz dhe një AK – 47, që të dyja pa fishek.

Rasti ka ndodhur në fshatin Bllacë të Suharekës, dje gjatë mesditës.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.