Gjobat për mosvendosje të maskës, 1,225 të dënuar

Më shumë se 1,000 gjoba janë shqiptuar gjatë 24 orëve të fundit nga Policia e Kosovës ndaj personave që nuk kanë respektuar masat për mbrojtje nga pandemia e COVID-19.

Sipas Policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 1,225 gjoba, kryesisht për mosmbajtje të maskës.

Ditëve të fundit janë shtuar shumë rastet e infektimeve me coronavirusin e ri.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dje ka njoftuar se në 24 orët e fundit 514 persona kanë rezultuar pozitivë në testin për COVID-19.

Numri total i rasteve pozitive me coronavirus është 19.842, ndërsa 681 prej të infektuarve kanë vdekur.

Për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve, institucionet shëndetësore kanë paralajmëruar kufizime të reja në përpjekje për të penguar përhapjen e pandemisë.