Ilustrim - Policia në aksion

Gjilan - Nëna raporton zhdukjen e së bijës

 

Një qytetare nga Gjilani ka raportuar zhdukjen e vajzën së saj.

Sipas raportimit të nënës në Policinë e Kosovës, vajza është zhdukur më 14 gusht në mesditë, ndërsa për rastin Policia është njoftuar gjatë ditës së djeshme.

“Viktima është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e saj”, thuhet në njoftim.

Rasti i cili po trajtohet si person i zhdukur, vazhdon të hetohet.