Gjermania pezullon ‘AstraZenecan’ për personat nën 60 vjeç

 

Gjermania po pezullon përdorimin e vaksinës “AstraZeneca” kundër Covid-19 për njerëzit e moshës nën 60 vjeç për shkak të rrezikut të mpiksjes së rrallë të gjakut.

Rregullatori gjerman i ilaçeve gjeti 31 raste të një lloji të mpiksjes së rrallë të gjakut midis gati 2.7 milionë njerëzve që kishin marrë vaksinën në Gjermani, transmeton rtv21.tv. Kanadaja më herët pezulloi përdorimin e AstraZeneca nën 55 vjeç.

“AstraZeneca” tha se rregullatorët ndërkombëtarë kishin gjetur përfitimet e saj më të mëdha se rreziqet. Rregullatorët e mjekësisë së BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar mbështetën të dy vaksinën pas pezullimeve të mëparshme paralajmëruese në Evropë këtë muaj.

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) dhe Agjencia Rregullative e Barnave dhe Shëndetit e MB theksuan se përfitimet e vaksinës AstraZeneca vazhduan të tejkalojnë rrezikun e efekteve anësore.

Në Mbretërinë e Bashkuar, një zëdhënës i qeverisë tha se vaksina “Oxford/AstraZeneca” është e sigurt, efektive dhe tashmë ka shpëtuar mijëra jetë në këtë vend.

Produkti i “AstraZeneca” është një nga vaksinat më të përdorura të koronavirusit në Perëndim dhe ka për qëllim të furnizohet në bazë jo-fitimprurëse./21Media