Rreth 183 mijë doza të vaksinës Astra Zeneca nga Norvegjia

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sot paradite kanë pranuar 182 mijë e 900 doza të vaksinës Astra Zeneca nga Norvegjia.

Sipas komunikatës së MSh-së, ministri Arben Vitia ka shprehur mirënjohjen për ndihmën dhe përkrahjen e vazhdueshme të Norvegjisë dhe BE-së në përballjen me COVID-19.

Ndërkaq, thuhet se ambasadori Jens Erik Grondahl theksoi se është obligim njerëzor të jenë pranë njërit tjetrit për të luftuar COVID-19.

Në anën tjetër, përfaqësuesi i zyrës së BE-së, Brusa u shpreh i lumtur për përmirësimin e situatës epidemiologjike dhe theksoi se Bashkimi Europian do të qëndroj përkrah Kosovës gjatë gjithë kohës së vështirë me COVID-19 dhe se mbetet e përkushtuar për të mbështetur Kosovën në forcimim e sektorit shëndetësor.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë thirrje në fund qytetarëve të kualifikuar të grupeve prioritare sipas planit të vaksinimit që të regjistrohen dhe të aplikojnë për vaksinim në www.ekosova.rks-gov.net.