Mbi 13 mijë qytetarë janë vaksinuar kundër COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit

13 mijë e 397 qytetarë janë vaksinuar me dozat e para të vaksinave kundër coronavirusit gjatë 24 orëve të fundit.

Nga 29 marsi i këtij viti kur edhe ka filluar vaksinimi në Kosovë të vaksinuar kundër SARS-CoV-2 janë 219 mijë e 885 qytetarë, ndërsa nga 9 qershori ka filluar edhe vaksinimi me dozën e dytë kundër infeksionit dhe deri më tani janë 52 mijë e 975 qytetarë të vaksinuar me dozën e dytë.

Qytetarët regjistrohet të vaksinuar komplet në momentin që e marrin edhe dozën e dytë të vaksinës.

Në anën tjetër në nivel vendi janë 152 raste aktive me SARS-CoV-2.

Sa i përket furnizimit me vaksina, Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se ka blerë dy kontingjentet e para të vaksinave nga kontrata me kompaninë ‘Pfizer’. Më 28 qershor ka arritur kontingjenti i parë me 81 mijë e 900 vaksina ‘Pfizer’ ndërsa një ditë pas ka arritur edhe kontingjenti i dytë me 106 mijë e 470 doza të vaksinave.

Mirëpo, është duke vazhduar pranimi i donacioneve me vaksina nga shtet tjera me Kosovën.

Dje ish ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në rrjetin social në Facebook ka njoftuar se Danimarka do t’i dhurojë Kosovës falas 250 mijë vaksina ‘AstraZeneca’ edhe pse Danimarka ka qenë shteti i parë në Evropë i cili e ka pezulluar përdorimin e vaksinës ‘AstraZeneca’.
Ministria e Shëndetësisë më 3 korrik 2021, ka pranuar donacion nga Norvegjia 182 mijë e 900 vaksina ‘AstraZeneca’.

Danimarka e hoqi nga përdorimi vaksinën ‘Astra Zeneca’, ia ofroi Kosovës 250 mijë vaksina të tilla