Foto: REL/Reuters

Norvegjia i dhuron Kosovës 180 mijë doza të vaksinave AstraZeneca

Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë i ka dhuruar Kosovës mbi 180 mijë vaksina AstraZeneca.

“Kosova mund të mbështetet te Ekipi i Evropës. Norvegjia dhuron më shumë se 180 000 doza AZ për Kosovën. Bashkëpunim i mirë me Miroslav Lajcak  dhe institucionet e BE-së”, ka shkruar Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë në Twitter.

Në fund të mujit qershor në Kosovë pritet të vijë kontingjenti i parë me vaksina nga kontrata e nënshkruar ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe kompanisë Pfizer.

Po ashtu, sot gjatë ditës nga Shtëpia e Bardhë kanë paralajmëruar se do të shpërndahen 55 milionë doza të vaksinës në mesin e shteteve të listuara është edhe Kosova.

Në anën tjetër, me dozën e dytë janë vaksinuar 20,701 qytetarë.