Gjermania përkrah Ukrainën me 1,000 armë antitank dhe 500 raketa "Stinger"

Gjermani ka njoftuar se do ta mbështesë Ukrainën në luftën me Rusinë,

Lajmin e ka bërë ët ditur kancelari gjerman Olaf Scholz.

“Sulmi rus shënon një pikë kthese. Është detyra jonë të bëjmë çmos për të mbështetur Ukrainën në mbrojtjen e saj kundër ushtrisë pushtuese të #Putinit. Kjo është arsyeja pse ne po dërgojmë 1000 armë antitank dhe 500 raketa Stinger miqve tanë në #Ukrainë”, ka thënë Sholz.

Ndërsa, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy përmes një postimi ka falanderuar kancelarin gjerman.

“Gjermania sapo ka njoftuar sigurimin e granatahedhësve antitank dhe raketave Stinger për Ukrainën. Vazhdo kështu, kancelar”, ka thënë Zelenskyy.