Gjendja e pacientëve me COVID-19 në komunën e Lipjanit

Në Komunën e Lipjanit këtë muaj janë 45 raste të reja me COVID-19, 74 janë shëruar nga gjithsej 145 testime.

Këtë për KALLXO.com e ka konfirmuar drejtoresha e Shëndetësisë, Merita Bytyqi.

“Të hospitalizuar gjatë këtij muaji sipas informatave që i kemi kanë qenë 5, dy prej të cilët janë liruar dhe janë duke u trajtuar në shtëpi. Gjithashtu trajtimi e kryesisht shërbimi- dhënia e infuzioneve bëhet edhe në QKMF në pjesën e ndarë të objektit dhe në QMF dhe AMF – të në orar të caktuar për mbrojtjen e pacientëve tjerë të rregullt”, tha Bytyqi.

Që nga 19 marsi ku u shfaq rasti i parë me COVID-19 në këtë komunë e deri më sot janë 373 raste pozitive, ndërkohë janë shëruar 297 dhe 14 persona të tjerë kanë vdekur si pasojë e infeksionit me Coronavirus.

Dje në këtë komunë nuk është shënuar as një rast i infeksionit me SARS-CoV-2, ndërsa komuna me mës së shumti raste me COVID-19 aktualisht është Prishtina e cila vetëm dje ka shënuar edhe 17 raste të reja me coronavirus.

Numri total i rasteve pozitive është 15.270 raste nga 63.638 persona të dyshimt në virusin SARS-CoV-2 dhe 616 raste të vdekjes.