Policia e kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Gjendet një person i vdekur në Prishtinë, Policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën është gjetur një person i vdekur në kryeqytet.

Sipas forcave të rendit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion ndërsa rasti po hetohet.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar është pa shenja jete, njësitë relevante policore dhe një ekipe mjekësore kanë dalur në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar se viktima ka ndërruar jetë” – ka njoftuar policia.