Foto: Ilustrim

Gjendet mjet shpërthyes në Hajvali

Një mjet shpërthyes është gjetur sot në Hajvali.

Burime të KALLXO.com thonë se mjeti është hasur nga disa kalimtarë, të cilët e kanë lajmëruar Policinë.

Po ashtu burimet thonë se mjeti shpërthyes i gjetur është i vjetër.

Për largimin e këtij mjeti, siç mëson KALLXO.com, është ftuar edhe Njësia e çminimit e FSK-së.