Ferizaj

Gjendet i vdekur roja i një lokali në Ferizaj

Një burrë i moshës 60 vjeçare është gjetur i vdekur në një lokal në Ferizaj të martën në mëngjes.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në Rajonin e Ferizajit, Mehmedali Hajdini.

Sipas Hajdinit, dyshimet janë për vdekje natyrale.

“Policia ka marrë informacione nga pronari i lokalit në Ferizaj se roja është gjendur i vdekur. Ne kemi dalë në vendin e ngjarjes dhe  viktima është gjetur i shtangur. Në konsultim me prokurorinë e kemi dërguar trupin në Mjekësinë Ligjore për Obduksion. Dyshimet e para janë për vdekje natyrale por sidoqoftë mjekësia ligjore do ta vërtetojë”, ka thënë Hajdini.