Gjendet i vdekur i riu në Lipjan

Një person, i moshës së re, është gjetur i vdekur sot rreth orës 09:00 në rrugën “Bajram Gashi” në Lipjan.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Vdekja e viktimës është konstatuar në vendin e ngjarjes nga ekipi i mjekëve, ndërsa rasti nga Policia po trajtohet si vdekje e dyshimtë.

“Rreth orës 08:50 është pranuar informata për një person të lënduar rëndë, në rrugën “Bajram Gashi” në Lipjan. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe ekipi i mjekëve emergjent, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen. Aktualisht rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë, përderisa të ndriçohen plotësisht rrethanat e ngjarjes”, ka thënë Ahmeti për KALLXO.com.