Foto: Ilustrim

Gjenden mbetje mortore në fshatin Leshan të Suharekës

Një banor i fshatit Leshan të komunës së Suharekës, gjatë ditës së sotme ka hasur në mbetje mortore në varrezat e këtij fshati.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Në një përgjigje për KALLXO.com, Gashi ka thënë se banori i cili tradicionalisht i pastronte varrezat me rastin e festës së Fitër Bajramit, ka hasur në mbetje mortore.

Sipas Gashit banori menjëherë e ka njoftuar Policinë.

“Një banor i fshatit Leshan i cili tradicionalisht i pastronte varrezat për Bajram, ka hasur në mbetje mortore. Ai e ka njoftuar menjëherë policinë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i krimeve të luftës dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe i kanë tërhequr ato”, ka thënë Gashi për KALLXO.com.

Tutje, Gashi ka njoftuar se me rastin po merret njësiti i krimeve të lutës dhe se nuk dihet se cilës periudhë kohore i takojnë eshtrat.

“Tani me rastin po merret njësiti i krimeve të luftës. Eshtrat janë dërguar në Instituti i Mjekësisë Ligjore. Nuk dihet se cilës periudhe kohore i takojnë ato eshtra”, ka shpjeguar Gashi.