Gjashtë punëtorë të infektuar me coronavirus, mbyllet çerdhja në Fushë-Kosovë

Komuna e Fushë-Kosovës ka njoftuar prindërit që i kanë fëmijët e tyre në çerdhen publike “Gëzimi Ynë”  në këtë qytet se çerdhja do të mbyllet përkohësisht.

Kjo sipas njoftimit të tyre pas testimit të stafit punonjës, me ç’rast gjashtë punëtorë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

“Sipas rekomandimit të IKSHP-së për shkak të sigurisë së fëmijëve dhe stafit të punëtorëve jemi të detyruar të mbyllim çerdhen nga data 03 dhjetor deri me 20 dhjetor 2020. Për çdo njoftim apo vendim tjetër rreth kësaj çështjeje do të njoftoheni me kohë. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj prindër të nderuar”, thuhet në njoftimin e kësaj Komune.

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar 555 persona të infektuar me COVID-19. 

Në Fushë-Kosovë janë regjistruar 27 raste brenda 24 orëve të fundit.