Ilustrim

Gjakovë - Veturën e marrë në ‘Rent a car’ e dërgoi në Shqipëri, arrestohet

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person pasi i njëjti me 8 tetor të këtij viti, në ‘Rent a car’ kishte marrë veturën në shfrytëzim të një personi tjetër por, i njëjti duke e mashtruar, veturën e kishte dërguar në shtetin e Shqipërisë.

Rasti kishte ndodhur më 8 tetor të këtij viti në Gjakovë, por që i dyshuari është arrestuar dje.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.