Gjakovë, nga ora 20:00 dezinfektohet ambienti, qytetarëve u kërkohet të rrinë në shtëpi

Komuna e Gjakovës ka bërë të ditur se sonte do të dezinfektohet ambienti.

Kjo masë do të merret sot në ora 20:00 për shkak të parandalimit të coronavirusit.

“Sonte, nga ora 20:00, do të bëhet dezinfektimi i ambientit me preparate adekuate higjienike. Nga kjo orë, të gjithë qytetarët duhet të qëndrojnë në shtëpi”, thuhet në njoftimin e komunës.

Deri më tani, numri i të prekurve nga COVID-19 në Kosovë ka shkuar në 28.