Gjakovë, dëmtohet rëndë rruga e asfaltuar para dy javësh që kushtoi mbi 2 milionë euro

Rruga “Bujar Roka” në Gjakovë, e cila është asfaltuar para dy javësh, dhe rregullimi i të cilës ka kushtuar mbi 2 milionë euro, është dëmtuar rëndë nga reshjet e ditëve të fundit.

Një qytetar ka dërguar në adresë të KALLXO.com fotografi të cilat tregojnë për dëmtimin e rëndë të rrugës dhe investimi prej 2 milionë euro po shkon dëm.

Qytetari ka thënë se nëse ky mot me të reshura vazhdon rruga rrezikon të këputet tërësisht.

KALLXO.com raportoi dje për copëtimin e rrugës së asfaltuar që lidh fshatin Rud të Malishevës me Sferkën e Klinës.