Asfalti i dëmtuar nga shiu FOTO-Komuna e Malishevës

Malishevë, shiu e bën copë copë asfaltin

Reshjet e fundit të shiut dhe borës kanë vështirësuar qarkullimin e qytetarëve duke përmbytur dhe dëmtuar disa rrugë.

Nga këto vërshime ka pësuar rruga e cila lidh fshatin Rud të Malishevës me fshatin Sferkë të Klinës. Kjo rrugë është bërë e pakalueshme pasi asfalti është bërë copa dhe larguar tërësisht nga trajektorja e tij.

Komuna e Malishevës ka njoftuar se ajo është dëmtuar rëndë pasi është larguar asfalti në tërësi. Ata iu kanë bërë thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë rrugët  e tjera.

 

Njoftimi i plotë i Komunës së Malishevës:

Rruga Rud-Sferkë është dëmtuar dhe është tërësisht e pakalueshme

Malishevë, 9 janar

Si pasojë e reshje të shumta dhe vërshimeve, rruga që lidhë fshatin Rud të Malishevës me fshatin Sferkë të Klinës, është dëmtuar rëndë dhe është tërësisht e pakalueshme, pasi rruga është këputur dhe asfalti është larguar në tërësi.
Luten të gjithë ata që mendojnë të kalojnë nëpër atë rrugë, të mos udhëtojnë në atë pjesë, por të shfrytëzojnë rrugët tjera.