foto: Ilustrim
Gjakovë, arrestohet se kreu marrëdhënie seksuale me të miturën në këmbim të parave
12.5.2020 - 11:40
Një burrë është arrestuar dje në Gjakovë nën dyshimin se kishte kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur, shtetase e Shqipërisë.
Policia bën të ditur se akti është kryer në këmbim të mjeteve materiale.
Gjatë intervistimit në Polici, e mitura kishte pranuar se ka pasur marrëdhënie me të dyshuarin në këmbim të të hollave.
I dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.