Ilustrim: Prangosja e një të dyshuai - Foto: KALLXO.com

Gjakovë: Arrestohet për dhunë fizike

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një burrë të dyshuar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht një burrë tjetër.

Rasti ka ndodhur në fshatin Raqë të Gjakovës dje rreth orës 10:40.

Sipas Policisë viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Tutje Policia sqaron se rreth orës 19:00 në stacion policor është paraqitur viktima e lartcekur dhe i njëjti ka deklaruar se e tërheq  padinë ndaj të dyshuarit të lartcekur.

Me vendim te prokurorit i dyshuari, pastaj është liruar në procedurë të rregullt.