Ilustrim

Gjakovë - Arrestohet i dyshuari për sulm ndaj vëllait

Një person është arrestuar nga policia në Gjakovë për dhunë në familje.

Sipas  policisë i dyshuari është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar vëllain e tij.

Rasti raportohet se ka ndodhur dje rreth orës 11:30; në Gjakovë, ndersa policia ka njoftuar se i dyshuari  i cili ka sulmuar vëllain e tij ka qenë nën ndikimin e alkoolit.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.