Foto: Denis Sllovinja /Termocentral , Obiliq , Kek

GE: Gjiganti industrial do ndalojë së ndërtuari termocentrale me thëngjill

Në një përmbysje dramatike, një nga ndërtuesit më të mëdhenj në botë të termocentraleve të thëngjillit do mbyllë këtë treg dhe do drejtojë fokusin në alternativa më të gjelbra.

Gjiganti industrial amerikan ‘General Electric’ tha se do mbyll, ose shes faqet pasi ka vënë si prioritet energjinë e ripërtëritshme dhe atë të gjenerimit, raporton BBC.

Këshilli i mbrojtjes së OJQ-së ‘Burimet Natyrore’ tha se për këtë lëvizje “kishte ardhur koha”.

‘General Electric’ në të kaluarën ka thënë se do fokusohet më pak në lëndët djegëse, duke reflektuar pranimin në rritje të burimeve të pastra të energjisë në rrjetet energjisë në SHBA.

Por vetëm pesë vite më parë, arriti marrëveshjen e saj më të madhe-duke paguar gati 10 miliardë funte për një biznes që prodhonte turbina me karburante.

Në një deklaratë, firma tha se vendimi është motivuar nga ekonomia.

Russell Stokes, Nënkryetari i lartë i GE-së, tha: “Me transformimin e vazhdueshëm të GE-së, ne jemi fokusuar në biznese të energjisë së gjenerueshme që ka ekonomi atraktive dhe një trajektore në rritje.

‘General Electric’ tha se do vazhdojë të shërbejë në termocentrale ekzistuese më thëngjill, por paralajmëroi se mund të ketë humbje të vendeve të punës si rezultat i vendimit të saj.

Firma tashmë ka shkurtuar deri në 13 mijë vende pune në aviacionin e GE-së, që prodhon makina të aeroplanëve, si shkak i pandemisë.

Në anën tjetër, Kosova ka dështuar ta ndërtojë termocentralin ‘Kosova e re’ pas tërheqjes se kompanisë ‘Contour Global’, e cila ishte përzgjedhur nga qeveria për ndërtimin e tij me kapacitet 500 megavat.

Kompania amerikane ‘Contour Global’, në mars të këtij viti ka njoftuar se do të  tërhiqet nga planet për ndërtimin e termocentralit, për arsye se nuk  e ka ndërmend të ndërtojë projekte me thëngjill në të ardhmen.

Qeveria e Kosovës para disa ditësh ka thënë se pavarësisht tërheqjes së Kompanisë amerikane ‘Contour Global’ nga ndërtimi i termocentralit ‘Kosova e re’, nuk kanë hequr dorë nga realizimi i këtij projekti, i cili synon të shkarkojë Kosovën nga problemet që ka me furnizim stabil me energji elektrike.

Kontrata mes Qeverisë së Kosovës dhe ‘Contour Global’, ishte nënshkruar në vitin 2017, ndërkohë që përgatitjet për këtë projekt kishin filluar qysh në vitin 2001.

Termocentrali ‘Kosova e Re’ ishte paraparë të fillojë së ndërtuari këtë vit, ndërsa të vihet në punë në vitin 2023 dhe ndërtimi i tij do të kushtonte 1.3 miliard euro.

Vlen të  theksohet se Kompania e lartpërmendur ‘General Electric’ ka qenë në konkurrencë për të ndërtuar termocentralin ‘Kosova e re’.

Për ndërtimin e termocentralit ‘Kosova e re’, janë kualifikuar kompanitë si “CMEC, një konsorcium i përbërë nga ENKA, Mitsubishi Hitachi PoWer Systems dhe Técnicas Reunidas; një konsorcium i kompanive të General Electric; dhe Hyundai.

Në vitin 2019 Ministria e Zhvillimit ekonomik dhe ‘Contour Global’ e kanë përzgjedhur kompaninë ‘General Electric’ ofertues të preferuar për ndërtimin e termocentralit  ‘Kosova  e re’.

Priten negociata me konsorciumin që do të ndërtojë TC ‘Kosova e Re’