Ilustrim, Foto: REL/Reuters

Gazetari austriak identifikon një të dyshuar për sulmin terrorist në Vjenë, thotë se ka "rrënjë shqiptare"

Gazetari austriak Florian Klenk, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se ka hulumtuar rreth një të dyshuari për sulmin e mbrëmshëm terrorist në Vjenë për të cilin thotë se është një 20 vjeçar me prejardhje shqiptare nga Maqedonia e Veriut.

“Kam hulumtuar disa detaje rreth terroristit. Emri i tij është Kurtin S., i lindur në 2000, ishte 20 vjeç, u lind dhe u rrit në Vjenë dhe ka rrënjë shqiptare. Prindërit e tij vijnë nga Maqedonia e Veriut dhe nuk bien në sy kur bëhet fjalë për islamizmin”, ka shkruar Klenk në Twitter.

Klenk tha se 20 vjeçari ishte një nga rreth 90 islamikë austriakë që donin të udhëtonin në Siri.

Sipas Klenk, i dyshuari ka qenë në shënjestër të shërbimit sekret austriak “sepse ishte një nga rreth 90 islamikët austriakë që donin të udhëtonin në Siri”.

“Ai u ndalua ta bënte këtë në korrik. Policia nuk i besoi atij që po planifikonte një sulm terrorist në Vjenë”, ka shkruar Klenk.

Sulmi në Vjenë, ka edhe të vrarë