Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Gashi: Kuvendi duhet ta dijë cili deputet është dënuar ose jo
Kryeredaktori i KALLXO.com, Kreshnik Gashi, tha se Kuvendi është dashur të dijë që një deputet është dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata Kushtetuese.
“Në Kuvend ka njerëz që i përcjellin mediat e të cilët është dashtë të njoftojnë në Kuvend se një deputet i tyre është i dënuar. Ata paguhen për monitorim të mediave”, tha Gashi.
“Nëse s’e ka pasë askush në Kuvend që një deputet është i dënuar, unë shoh që ka një problem të madh në këtë temë”, tha Gashi.
Gjykata Kushtetuese e ka publikuar vendimin e plotë duke shpallur përfundimisht Qeverinë Hoti si antikushtetuese.
Brenda 40 ditëve të ardhshme pritet të mbahen zgjedhjet.
Ushtruesja e Detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani pritet që ditëve në vazhdim të caktoj datën e zgjedhjeve.
Të ftuar në emisionin e sotëm janë, Faton Fetahu nga PDK, Tomë Gashi, Kreshnik Gashi, kryeredaktor në KALLXO.com dhe Labinot Leposhitca nga Zyra e Ligjore e BIRN-it.