Arkiv - Etem Arifi (në këmbë) gjatë një seance gjykimi. Foto: Kallxo.com

Kuvendi s`ka përgjigje se a do t’i kthej rrogat deputeti me mandat të paligjshëm, Etem Arifi

Deputeti i cili e rrëzoi – krijoi qeveri me votën e tij Etem Arifi, nga Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI) ende figuron në listën e deputetëve në faqen e Kuvendit të Kosovës.

Kallxo.com, ka dërguar pyetje në Kuvendin e Kosovës se a është Etem Arifi ende deputet pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe a do t’i kthej pagesat/rrogat, pasi është konstatuar se i njëjti ka pasur mandat të paligjshëm.

 

Kushtetuesja shkarkon Qeverinë Hoti, shpall zgjedhjet e reja

Drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun ka thënë për Kallxo.com, se “përgjigjen finale do ta keni pas publikimit të Aktgjykimit”.

Deputeti Arifi të cilit iu shty dy herë ekzekutimi i dënimit, pra dërgimi i tij në burg, ka marrë pjesë në votimet për formimin e Qeverisë  së udhëhequr nga Albin Kurti, rrëzimit të saj dhe formimit të Qeverisë së udhëhequr nga Avdullah Hoti.

Vota e deputetit të dënuar me burg formoi e rrëzoi qeveri (kallxo.com)

Por, gati që gjashtë muaj, Etem Arifi nuk shkoi asnjëherë në Kuvend të Kosovës. Për pak kohë, ai iu shmang vuajtjes së dënimit me burg të cilin ia konfirmoi Gjykata e Apelit, e më pastaj u dorëzua vetë.

Deputeti i jep fund arratisë, dorëzohet në burg (kallxo.com)

Deputeti nga Partia e Ashkalinjëve për Integrim edhe pse nuk shkoi asnjëherë në seancat e legjislativit mori pagën si të gjithë deputetet e tjerë të legjislaturës së shtatë.

Paga bazë e një deputeti të Kuvendit të Kosovës  është 1 mijë e 547 euro. Kjo i bie se, për gati gjashtë muaj, Etem Arifi i kushtoi kuletës së shtetit plotë 9 mijë e 282 euro pagë pa shkuar fare në vendin e punës.

Se paga nuk iu ndërpre deputetit të dënuar me burg prej një viti e tre muajsh nga Gjykata e shkallës së dytë, për KALLXO.com ishte konfirmuar edhe nga Kuvendi i Kosovës.

Deputetit që votoi rrëzimin e Kurtit po i ec rroga edhe në burg (kallxo.com)