Ish-deputeti Etem Arifi Foto: Facebook

Ish-deputeti Etem Arifi lirohet nga burgu

Ish-deputeti I Kuvendit të Kosovës, Etem Arifi nga Partia e Ashkalinjëve për Integrim është liruar nga burgu.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Florent Gashi.

“Po, me vendim të panelit për lirim me kusht, personi në fjalë ësht liruar dje në ora 16:00”, ka thënë ai.

Etem Arifi ishte dënuar nga Gjykata e Apelit për mashtrim me subvencione, me 1 vit e 3 muaj burgim.

Arifi së bashku me Bajram Gashin, drejtor i OJQ-së “Zëri i Ashkalinjve”, u dënuan pasi Gjykata e shkallës së parë dhe ajo e shkallës së dytë i gjetën fajtorë për përvetësimin e 26 mijë eurove.

Arifi kishte, marrë pjesë në votimet për formimin e Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti, vitin e klaur, rrëzimit të saj dhe formimit të Qeverisë së udhëhequr nga Avdullah Hoti po ashtu më 2020.

Por, në formimin e qeverisë , të kryesuar nga Avdullah Hoti, vota e deputetit Arifi ishte votë përcaktuese, pasi kjo qeveri mori minimumin e votave të duhura në Kuvend, 61 sosh.

Lëvizja vetëvendosje më pas këtë rast e ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese. Kjo e fundit arriti në konkludimin se Qeveria Hoti ka qenë e jashtëligjshme për shkak se votën përcaktuese për votimin e saj e kishte dhënë ish-deputeti Etem Arifi si i dënuar.

Vota e deputetit të dënuar me burg formoi e rrëzoi qeveri