Galushi: E votojmë Kurtin e Osmanin

Erxhan Galushi nga Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës, pas takimit me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe U.D. e Presidentes Vjosa Osmani, tha se do ta përkrahë dhe votoj krijimin e qeverisë e edhe kandidaten për presidente.

“Për herë të parë e kam mandatin si deputet. Sot pas takimit që patëm me Kurtin e Osmanin, do t’i përkrahim që të dy”, ka thënë Galushi.

Ai shtoi se partia që përfaqëson, nuk ka kushte specifike, ndonëse tha se deshën të prioretizonin disa çështje të cilat më pas të futen edhe në programin e qeverisë për përmirësimin e kushteve të komunitetit rom.