Galeria e Arteve të Kosovës - Foto: KALLXO.com

Galeria Kombëtare e Kosovës mbyll dyert për vizitorët

Galeria Kombëtare e Kosovës ka mbyllur hapësirat për stafin administrativ, teknik dhe për vizitorët për shkak të dy rasteve aktive me COVID-19, njofton Galeria.

Kjo mbyllje do të zgjas derisa të përfundojë periudha e izolimit preventiv, deri në fund të kësaj jave.

“Për këtë arsye, hapja e ekspozitës “Bienalja Ndërkombëtare e Vizatimit” nga AAVK shtyhet edhe për një javë dhe hapet për vizitorë te enjten e ardhshme, 25 Qershor”, thuhet në njoftim.

Tri raste me Covid-19 janë paraqitur në institucionet kulturore, dy në Galerinë Kombëtare dhe një rast në Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota”.