Fushë Kosovë, i grabitet telefoni nën kërcënim të armës e thikës

Një person në Fushë Kosovë ka njoftuar Policinë e Kosovës së nën kërcënimin e revoles dhe thikës i është grabitur telefoni dhe disa para.

Policia ka bërë të ditur se pas angazhimeve është identifikuar i dyshuari dhe është arrestuar.

Tutje është njoftuar se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur dje në ora 14:45.