FSK: Dy oficere nga Kosova për herë të parë pjesë e shkollimit në Komandën dhe Shtabin e Përgjithshëm në ShBA

Oficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Majorët Liridon Poroshtica, Vjosë Maloku Ramadani, Fatbardha Osaj-Fazliu dhe Vedat Shaqiri kanë diplomuar në Kolegjin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ata diplomuan me sukses të lartë pas studimeve intensive 1-vjeçare në ShBA.

“Ky kurs ka për qëllim të përgatitë oficerë kompetent dhe fleksibil, të gatshëm për të udhëhequr kurdo që u kërkohet dhe është i dedikuar për oficerët e gradës Major, të cilët shërbejnë në detyra drejtuese dhe oficerë të shtabeve e komandave”- thuhet në njoftimin e FSK-së.

Ndërsa u theksua se është hera e parë që nga Kosova kanë marrë pjesë dy oficere të cilat gjithashtu ishin edhe oficeret e para ndërkombëtare pjesëmarrëse në këtë shkollim.