Franca ndan 200 milionë euro për të shkatërruar verën, përderisa kërkesa bie

Qeveria franceze po ndan 200 milionë euro për të shkatërruar tepricën e verërave dhe për të mbështetur prodhuesit, raporton BBC.

Kjo vjen mes një kokteji problemesh për këtë industri, duke përfshirë rënien e kërkesës për verë pasi më shumë njerëz pinë birrë artizanale.

Mbiprodhimi dhe kriza e kostos së jetesës po godasin gjithashtu industrinë.

Shumica e 200 milionë eurove do të përdoren për të blerë stokun e tepërt, me alkoolin që shitet për përdorim në artikuj të tillë si dezinfektues duarsh, produkte pastrimi dhe parfum.

Në përpjekje për të reduktuar mbiprodhimin, paratë do të jenë gjithashtu në dispozicion për vreshtarët për të kaluar në produkte të tjera, si ullinjtë.

Ministri francez i Bujqësisë Marc Fesneau, ka thënë se me derdhjen e parave në industri, qeveria franceze synon të ndalojë kolapsin e çmimeve në mënyrë që prodhuesit e verës të mund të gjejnë përsëri burime të ardhurash.

Të dhënat e Komisionit Evropian për vitin, deri në qershor tregojnë se konsumi i verës ka rënë 7% në Itali, 10% në Spanjë, 15% në Francë, 22% në Gjermani dhe 34% në Portugali, ndërsa prodhimi i verës në të gjithë bllokun, zonën më të madhe të prodhimit të verës në botë, u rrit për 4%./BBC