Foto: Twitter- Emmanuel Macron

Franca do të paraqesë rezolutë për armëpushim në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Franca do të paraqesë një rezolutë të hënën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara duke bërë thirrje për “qasje të papenguar humanitare” në Ukrainë si dhe një armëpushim, sipas një deklarate nga Pallati Elysée të dielën, raporton CNN.

Pas një morie thirrjesh midis presidentit francez Emmanuel Macron dhe liderëve botërorë këtë fundjavë, presidenti dhe homologët e tij pranuan “nevojën për të punuar në kushtet për dërgimin e duhur të ndihmës humanitare në Ukrainë”, sipas Elysée.

Rezoluta franceze do të synojë “të garantojë akses të papenguar humanitar për të përmbushur nevojat urgjente të popullsisë së mbetur në Ukrainë”, thuhet në deklaratë.

Për më tepër, Franca do të bëjë thirrje për një armëpushim që “duhet t’i paraprijë çdo bisede paqeje”, thuhet në deklaratë.

Macron zhvilloi telefonata këtë fundjavë me udhëheqës nga Gjermania, Italia, Holanda, Bashkimi Evropian dhe Këshilli Evropian, Greqia, Gjeorgjia dhe Moldavia. Ai foli edhe me presidentin e Bjellorusisë.

Ai zhvillo itelefonata të dielën me udhëheqës nga Ukraina, Arabia Saudite, Katari, Armenia, Kazakistani, Azerbajxhani, Gjeorgjia, Moldavia, Abu Dhabi dhe Komisioni i BE-së.