Foto: KALLXO.com

FOTO: Tifozët anglezë festojnë me flamur kombëtar shqiptar

Tifozët anglezë, të cilët kanë ardhur për ta përcjellë lojën e kombëtares së tyre në Prishtinë, po kënaqen me mikpritjen që kanë hasur te populli i Kosovës.

Për ta dëshmuar këtë, ata kanë veshur edhe fanella me simbolet e kombit shqiptar. Si dhe po festojnë me flamurin kombëtar shqiptar.

Gjithashtu, me duar ata po e bëjnë shqiponjën dykrenare.

Sonte, në stadiumin “Fadil Vokrri” luhet ndeshja e kthimit ndërmjet Kosovës dhe Anglisë, e vlefshme për kualifikimet në fazën e grupeve për Euro 2020.

Ndeshjen e parë e ka fituar Anglia me rezultat 5-3.

Këto janë foto nga festa e tifozëve anglezë në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.