FOTO - Ndalohen dy traktorë, dyshohet se vozitësit po kontrabandonin mallra nga Serbia

Dy traktorë me rimoriko të improvizuara janë ndaluar në zonën kufitare mbi fshatin Korminjan-Ranillug, të cilët kishin ardhur nga Serbia për në Kosovë.

Sipas njoftimit të Policisë, traktorët drejtoheshin nga dy burra kosovarë, të cilët kishin përdorur rrugë ilegale për të kontrabanduar mallra në mënyrë të paligjshme.

Policia njofton se malli i kontrabanduar përbëhej nga artikuj ushqimor si: mish, mjaltë, pije të gazuara, birra, djathë, sheqer, uji etj.

Patrulla policore ka arrestuar dy të dyshuarit ndërsa malli dhe traktorët janë dërguar në terminalin doganor.

Ndaj dy të dyshuarve iniciohet rast penal ‘kontrabanda me mallra’.

Me vendim të prokurorit, rasti procedohet në procedurë të rregullt.