FOTO - Gjendet arsenal armësh në shtëpinë e një serbi në Vushtrri

Policia e Kosovës në Vushtrri ka sekuestruar katër pushkë, një armë të shkurtë, nëntë raketahedhës, dy granat dore, 1100 fishekë të ndryshëm dhe pjesë të ndryshme të armëve.

Sipas Policisë armët kanë qenë në shtëpinë e të dyshuarit serb 73 vjeçar dhe në disa objekte tjera përcjellëse.

Të dyshuari, pas intervisitimit me vendim të prokurorit të rastit iu është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

Shtëpia e të dyshuarit dhe objektet tjera janë në fshatin Gojbulë të Vushtrrisë.

Policia përmes një komunikate për media kanë njoftuar se kanë realizuar urdhër kontrollin të lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, dega në Vushtrri.

Armët dhe municioni sekuestruar janë këto:

  • Dy pushkë automatike AK-47
  • Tetë karikator të pushkës AK47
  • Dy pushkë të gjata M48
  • Një armë të shkurtë Pistoletë
  • Tetë raketahedhës ( Tromblona)
  • Një raketahedhës (Zollë)
  • Dy granata dore
  • Një mijë e njëqind fishke të kalibrave të ndryshëm
  • Pjesë të ndryshme të armëve dhe të uniformes ushtarake (pa emblema)

“Armët dhe municioni i sekuestruar, do të procedohen si dëshmi në rrjedhën e mëtejme hetimore”, thuhet në komunikatë.

Tutje njoftohet se ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Foto: Policia e Kosovës
Foto: Policia e Kosovës
Foto: Policia e Kosovës