FOTO - Bastisja e shtëpisë së Hashim Thaçit

Bastisja në shtëpinë e ish-presidentit Hashim Thaçi është duke vazhduar nga ana e hetuesve të Speciales.

Para shtëpisë së Thaçit po qëndrojnë njësitë e Policisë të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës.

Ekipi i KALLXO.com që po qëndron aty ka dërguar disa fotografi nga ky aksion që po ndodhë te vendbanimi i Thaçit në Qagllavicë.

Bastisje gjatë mëngjesit të sotëm po ndodhë edhe në shtëpinë e Rexhep Selimit dhe në banesën e Kadri Veselit.

Dy ditët e fundit është bërë e ditur që janë konfimuar aktakuzat për kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, shefin e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi dhe ish-kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi.

Dje, Thaçi ka dhënë dorëheqje pas ngritjes së aktakuzës për krime lufte dhe krimekundër njerëzimit ndaj tij nga ana e Prokurorisë së Dhomave të Specializuara dhe ka udhëtuar për në Hagë bashkë me kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, dhe shefin e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi.

Bastisja të shtëpia e Hashim Thaçit, FOTO:KALLXO.com
Bastisja të shtëpia e Hashim Thaçit, FOTO:KALLXO.com
Bastisja të shtëpia e Hashim Thaçit, FOTO:KALLXO.com
Bastisja të shtëpia e Hashim Thaçit, FOTO:KALLXO.com