FOTO - Aksidenti në afërsi të liqenit të Badovcit shkakton kolona të gjata

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave ne rrugën Prishtinë- Gjilan, saktësisht në afërsi të liqenit të Badovcit.

Siç shihet në fotografitë e dërguara në KALLXO.com, në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa si pasojë janë krijuar kolona të gjata në këtë aks rrugor.

Në bazë të fotografive, shihet se njëra nga vetura e aksidentuara është e tipit Duster, ndërsa vetura tjetër nuk shihet.

Nuk dihet ende nëse ndonjë person ka pësuar lëndime si pasojë e këtij aksidenti.