Flutra Zymi, drejtoreshë ekzekutive e organizatës “Qytetarët aktivë”.
Flutra Zymi i reagon Përparim Ramës lidhur me kohëzgjatjen e kontratës për shfrytëzimin e pronës nga “Sunny Hill”
Aktivistja nga organizata joqeveritare ‘Qytetarët Aktiv’, Flutra Zymi, ka thënë se toka që i është dhënë dhënë në shfrytëzim kompanisë “The Sunny Hill” SH.P.K. është e regjistruar si tokë bujqësore.
Zymi ka thënë se në emisionin “Kallxo Përnime”, ku të ftuar ishin kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, nuk është diskutuar për rëndësinë e tokës bujqësore.
“Asnjëherë nuk u diskutua as nga Perparimi, Elberti apo Jeta që kjo tokë është e regjistruar si tokë bujqësore klasa e 3-të, e cila do duhej sipas ligjit të ndërrohet. Pra 0 diskutim për rëndësinë e tokës bujqësore”, ka thënë ajo.
Zymi po ashtu ka reaguar lidhur me deklaratën e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, i cili ka thënë se toka nuk është dhënë për 99 vite.
“Perparim Rama marrëveshja valide është e protokolluar me nënshkrimin tënd dhe ajo është votua në kuvend, pikat tjera aty nuk ka përpos 99 vjet shfrytëzim pra konkludimet 25 vjet blla blla ishin fjalë me zbutë pak këtë marrëveshje”, ka thënë Zymi.
Rama në emisionin “Kallxo Përnime” ka deklaruar se sipas draft-kontratës, festivali do ta shfrytëzonte pronën prej 17 hektarësh deri në 99 vite, dhe jo gjithsesi për kaq vite.
Sepse, sipas tij, pas 25 vitesh vendoset nëse do t’i zgjatet festivalit e drejta e shfrytëzimit edhe 25 vite të tjera, për të cilën thotë se janë disa kushte.
“Në 25 vite vendos, që jemi në rregull – vazhdon, atëherë shkon +25, +25 deri në maksimum 99 vite. 99-vitëshi është një element, nëse krejt Kosova e ka harru atë tokë, i kthehet automatikisht. Nuk është vetëm në 99 vite edhe u kry puna”, deklaroi Rama.
Në emisionin “Kallxo Përnime” është diskutuar për çështjen e festivalit “Sunny Hill”, e cila zgjoi debat në opinion gjatë muajit qershor pas lajmit se është anuluar mbajtja e tij në Prishtinë.
Në debat kanë qenë të ftuar ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.
Më 10 maj, Kuvendi Komunal i Prishtinës kishte votuar që kompanisë “Sunny Hill” t’i jepet prona 17-hektarëshe në Bërnicë të Poshtme në shfrytëzim për 99 vite.
Më 14 qershor, festivali “Sunny Hill” tha se nuk do të mbahet në Prishtinë, por është zhvendosur në Tiranë.
Ndërkaq, më 20 qershor u tha përmes një deklarate të përbashkët e Ministrisë së Kulturës, Komunës së Prishtinës dhe “Sunny Hill” se festivali do të mbahet në Prishtinë, më 4, 5, 6 dhe 7 gusht 2022.
Reagimi i plotë i Flutra Zymit:
Asnje pike e ankeses te derguar te cilat jane shume nuk u diskutuan, se ne Kosove edhe me varet nga kush nga cila ane e shoqerise civile ju shkon ankesa, se ne Kosove kemi po ashtu shoqeri civile te privilegjuar.
Kur po flitni per Parkun e Arinjeve te ju rikujtoj qe ne si njerez jemi ne token e arinjeve se njeriu ka ardhe pak ma vone edhe ka ozupu gjithcka per interesat e vete dhe e kemi shkatrru habitatin e gjallesave tjera. Pra arinjte jane ne token e vete.
Perparim Rama marreveshja valide eshte e protokolluar me nenshkrimin tend dhe ajo eshte votu ne kuvend, pikat tjera aty nuk ka perpos 99 vjet shfrytezim pra konkludimet 25 vjet blla blla ishin fjale me zbute pak kete marreveshje. Sa eshte kosto me ndertu infrastrukturen per te gjitha festivalet ne Kosove ne ate hapesire nga Komuna dhe fitimi ti shkon direkt Komunes edhe po secili festival bjen numer te madh perfitimesh 50 milion ne dite gjate tere vitin. A ka mundesi me na tregu shifren. Krijojeni sitemin menaxhues ne Komune se na shkoj krejt territori per biznese private komplet. Perparim, klarifikoje po ashtu ndertimet e hoteleve me pese yje ne ate festival pra ne toke publike, kush e merr perfitimin?
Per ne fund ju nuk keni faje por ne populli dele, qe lejojme ligje ku Kryetari e ka te drejten e plote vete me negociu. Pramendo ne nje shtet ku qeveriset qe 20 vjet dosti per dost lejohen ligje te tilla.
Mos harroni edhe nje detal le ti llogarite punetoret qe ka me i marre nga Anglia me punu se ne Kosove nuk do gjeni rini se shpejti.