Flamuri i KFOR-it në gjysmë shtizë në nderim të ish gjeneralit, Klaus Reinhardt

Misioni paqeruajtës i KFOR-it në Kosovë ka ulur në gjysmë shtizë flamurin si shenjë nderimi për jetën e Gjeneralit Klaus Reinhardt, i cili shërbeu në Kosovë si komandant i forcave të NATO-së.

KFOR përmes një postimi në Twitter ka thënë se ndajnë dhimbje për vdekjen e Reinhardt i cili vdiq sot në moshën 80 vjeçare.

“Me zemër të rëndë përshëndesim dhe ulim flamurin e KFOR-it në gjysmështizë për humbjen e ish-komandantit të tij, Gjeneral Dr. Klaus REINDHARDT. Nuk i harrojmë kurrë vëllezërit tanë dhe të gjithë ndajmë dhimbjen për humbjen e ish-komandantit tonë. U prefsh në paqe Gjeneral”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Gjenerali, Klaus Reinhardt mori postin e drejtimit të NATO-s në Qendrën e Shtabit të Përbashkët të Komandantit në Heidelberg në prill 1998, ku qëndroi deri në pensionimin e tij. Gjatë kësaj kohe ai ishte edhe në komandë të përkohshme të forcës paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë.

Vdes ish-komandanti i KFOR-it në Kosovë, Klaus Reinhardt