Filmi 'Rruga'. Foto: Facebook/Besim Ugzmajli

Filmi kosovar merr çmim në Nju Jork

Filmi “Rruga” (The Path) i regjisorit kosovar Besim Ugzmajlit ka marrë çmimin “Best Human Rights” në festivalin e filmit ‘New York True Venture Film Festival’ (NYTVFF).

Edicioni i sivjetmë i festivalit të filmit NYTVFF është mbyllur dje me ndarjen e çmimeve.

Regjisori Ugzmajli ka shkruar në Facebook për çmimin.

“Filmi është mbështetur nga ‘Caritas Kosova’, pikërisht për të promovuar të drejtat njerëzore dhe për të luftuar trafikimin me qenie njerëzore”, ka shkruar regjisori Ugzmajli.