Albin Kurti - FOTO KALLXO

Fillon numërimi prapa për Albin Kurtin

Numërimi ka filluar prapa për liderin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Jo më shumë se dy javë ditë, Albin Kurti, ka kohë që të arrijë ujdinë me Lidhjen Demokratike të Kosovës për bashkëqeverisje.

Sot, edhe zyrtarisht, sekretarja e VV-së, Vlora Haxhimehmeti e dërgoi emrin e Kurtit në adresë të Presidentit, Hashim Thaçi.

Pa vonuar shumë, Thaçi e dekretoi për mandatar Albin Kurtin.

Dekretin, përveç të partitë LVV-së, Thaçi ia dërgoi edhe Kuvendit të Kosovës, i cili udhëhiqet nga Glauk Konjufca.

Kështu, sot edhe zyrtarisht Albin Kurti i ka në dispozicion 15 ditë që të arrijë marrëveshje me partitë politike në vend për të krijuar shimicën brenda legjislativit.

“Kandidati për Kryeministër, jo më vonë se pesëmbëdhjetë (15) ditë pas emërimit, paraqet përbërjen e Qeverisë para Kuvendit të Kosovës dhe kërkon miratimin nga ana e Kuvendit”, thuhet në Nenin 95 Kushtetutes së Kosovës, i cili flet për zgjedhjen e Qeverisë.

Ndërkohë, negocitat për bashkëqeverisje ndërmjet LVV-së dhe LDK-së kanë ngecur.

Isa Mustafa ka deklaruar se nuk ka për çfarë të takohet me Albinn Kurtin, nëse takimi nuk është për të nënshkruar marrëveshjen.

Ndërkohë, Albin Kurti, sot, përmes një video mesazhi ftoi LDK-në për të vazhduar diskutimet për lidhjen e koalicionit qeverisës.

Posti i kryekuvendarit aktualisht është pika ndarëse ndërmjet partive. Derisa LDK ka propozuar që të ketë këtë pozitë deri në marrjen e postit të Presidentit, LVV ka thënë se nuk mund të shkarkohet Glauk Konjufca pasi që i njëjti është votuar edhe nga vetë LDK-ja.