FFK zëvendëson Eroll Salihun, emëron Taulant Hodaj U.D. të Sekretarit

Federata e Futbollit të Kosovës e ka emëruar Taulant Hodajn, ushtrues të detyrës së sekretarit të përgjithshëm të FFK-së, pas largimit të Eroll Salihut nga kjo detyrë.

‘’Presidenti Agim Ademi në bazë të kompetencave të tij, e ka emëruar sot Taulant Hodajn, ushtrues detyre të sekretarit të përgjithshëm të FFK-së’’, thuhet në njoftimin e FFK-së

Taulant Hodaj më herët ka qenë udhëheqës i zyrës ligjorë në FFK.

Më herët këtë pozitë e kishte ushtruar Eroll Saliu, por që në mbledhjen e fundit të Komitetit Ekzekutiv të të Federatës së Futbollit të Kosovës ai ishte zgjedhur në pozitën e Drejtorit për çështje sportive brenda FFK-së.