Festoi me armë zjarri në Skenderaj, arrestohet i dyshuari
Policia e Kosovës ka arrestuar një 55-vjeçar, pasi dyshohet se ka gjuajtur me armë zjarri, duke festuar pas zgjedhjeve lokale, në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj.
Sipas njoftimit të Policisë, të dyshuarit si provë materiale i është sekuestruar një armë e llojit “Zastava” dhe një karikator me 5 fishekë.
Personi është intervistuar në cilësi të të dyshuarit, ndërsa pas procedurave intervistuese sipas udhëzimit të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj tij është iniciuar rasti për veprat penale “Mbajtje në pronësi, posedim, kontroll i paautorizuar i armëve’’ dhe ”Përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm’’.
KALLXO.com ka raportuar më 17 tetor se pas përfundimit të zgjedhjeve lokale, në festën e Partisë Demokratike të Kosovës ka pasur të shtëna me armë.
Nga këto të shtëna edhe një 33-vjeçar kishte mbetur i plagosur.