Foto-ilustrim

Plagoset me armë zjarri një person në Skenderaj

Një person është plagosur me armë zjarri sonte në Skenderaj.

Policia e Rajonit të Mitrovicës e ka konfirmuar lajmin për KALLXO.com.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 20:45.

“Sonte rreth orës 20:45 është raportuar se në QKMF-Skenderaj, viktima i gjinisë mashkullore, i moshës 33-vjeçar, ka kërkuar tretman mjekësor si pasojë e lëndimit nga një predhë plumbi”, tha zëdhënësi i Policisë Avni Zahiti.

Sipas autoriteteve mjekësore raportohet se gjendja e viktimës është jashtë rrezikut për jetë.

Nga  hetimet  e para bëhet e ditur se lëndimi i viktimës ka ndodhur në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj.

Rasti është iniciuar dhe po hetohet  si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

Sonte KALLXO.com raportoi sonte për të shtëna me armë në festën e PDK-së në Skenderaj, e cila po pretendon se ka fituar garën për kryetar të Komunës.