Ilustrim

Ferizaj, paraburgim për të dyshuarin për shitje të drogës

Gjykata në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaj për të dyshuarin  B.I, për posedim dhe shitje të drogës.

Sipas njoftimit të Gjykatës, i dyshuari B.I, mbrëmë është kapur me substancë të dyshuar narkotike të cilën e posedonte me qëllim të shitjes dhe shpërndarjes.

Sipas njoftimit, policia ka ndaluar mbrëmë të dyshuarin dhe gjatë kontrollit në trupin e tij janë gjetur një pako cigare me 17 paketime të letrës, të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit heroinë, dhe  271 euro e 80 cent.

Policia ka bërë edhe kontrollimin e banesës së të dyshuarit ku janë gjetur të fshehura edhe 50 paketime të letrës të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit heroinë me peshë 13 gram, kurse një paketim është gjetur në kuzhinë me peshë 12 gram dhe një telefon ngjyrë e zezë, të cilat  janë sekuestruar nga policia.

“Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të rënda, Ibrahim Idrizi, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të dyshuarit B.I., e ka aprovuar si të bazuar, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.