Ilustrim

Ferizaj, një person dyshohet se ka ndërruar kilometrat e veturës për arsye përfitimi

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë dyshohet se me qëllim të përfitimit ka bërë ndërrimin e kilometrave të një veture.

Rasti ka ndodhur në Ferizaj, më 2 shkurt të këtij viti.

Sipas raportit policor, vetura është doganuar me kilometra të ndryshme e që pastaj shitësi ka mashtruar palën blerëse.

Rasti po vazhdon të hetohet nga Policia.