Foto: Spitalii Ferizajt

Ferizaj, 29 persona nga stafi shëndetësor janë të infektuar me COVID-19

 

Komuna e Ferizajt është në mesin e komunave me më së shumti të infektuar nga COVID-19.

Virusi Corona në këtë qytet ka prekur edhe vijën e parë të frontit.

Nga raportimi i spitalit bëhet e ditur se gjithsej janë 29 persona nga stafi shëndetësor të infektuar me SARS- CoV-2.

Tetë mjekë, 16 infermierë dhe pesë persona nga stafi tjetër.

Pjesa tjetër e stafit mjekësor janë duke u përkujdesur për 42 pacientët e shtrir në këtë Spital.

Nga 42 pacientët e hospitalizuar 34 prej tyre janë më oksigjeno – terapi, dhe dy të tjerë janë në CPAP – aparatura e CPAP ndihmon pacientët të cilët kanë problem me frymëmarrje gjatë gjumit.

12 të tjerë janë konfirmuar pozitiv me COVID-19 ndërsa 30 ferizajas të tjerë janë në pritje të rezultatit.

Tutje, bëhet e ditur se tre pacientë janë transferuar për në Prishtinë.

Kujtojmë se brenda javës kanë vdekur tre mjekë nga COVID-19.

Edhe sot në nivel vendi rezultuan të infektuar mbi 213 persona, prej tyre 15 nga Ferizaj.

6,680 persona janë të infektuar deri më tani në Kosovë, 3,614 janë shëruar dhe 164 kanë vdekur.

Dalin rezultatet e 429 mostrave për COVID-19